Osmani: Faleminderit deputetëve të Asamblesë që votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës

  • A.P /
  • 16 April 2024 - 20:25
Osmani: Faleminderit deputetëve të Asamblesë që votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës

Presidentja Vjosa Osmani i ka falënderuar të gjithë deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të cilët votuan për avancimin e vendit drejt anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani shkroi në “X” se “zëri i europianëve është dëgjuar!”.

“Faleminderit të gjithëve deputetëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që votuan pro Kosovës anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës sot!”.

“Një falënderim i madh për delegacionin tonë dhe të gjithë ata që mbështesin vazhdimisht popullin e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)