PACE njofton zyrtarisht për ftesën që iu bë Kosovës për anëtarësim

  • a.p /
  • 16 April 2024 - 20:32
PACE njofton zyrtarisht për ftesën që iu bë Kosovës për anëtarësim

Zyrtarisht sot Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo miratoi një opinion ligjor me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime.

Vendimi përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës në KiE i takon organit ministror, që mbahet në maj.

Këto detaje i ka dhënë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në rrjetin “X”.

(Kosova Sot Online)