Sot i jepet lamtumira e fundit gruas e cila dyshohet se u vra dje nga burri i saj në Pejë

  • E.K /
  • 17 April 2024 - 09:31
Sot i jepet lamtumira e fundit gruas e cila dyshohet se u vra dje nga burri i saj në Pejë

Sot do të varroset Gjyljeta Ukella, e cila dyshohet se u vra dje nga bashkëshorti i saj dje në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në orën 16:00, në varrezat e qytetit të Pejës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr vendim që sot( e mërkure), të jetë ditë zie në Kosovë.

Ky vendim ka ardhur pasi brenda katër ditëve janë vrarë dy gra nga burrat e tyre në Kosovë.

(Kosova Sot Online)