Arrestohen dy persona, mbi 25 mijë euro të konfiskuara

  • E.K /
  • 17 April 2024 - 10:37
Arrestohen dy persona, mbi 25 mijë euro të konfiskuara

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë falsifikuar para dhe të njëjtat i kanë vënë në qarkullim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit gjatë kontrollit të veturës së tyre, ka gjetur dhe konfiskuar para në vlerë 25.316 euro.

“Të dyshuari R.P., (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar) dhe E.R., (viti i lindjes 1996, mashkull kosovar), dyshohet se kanë falsifikuar para, respektivisht janë marrë me vënien në qarkullim të parave të falsifikuara apo parave të vjedhura/grabitura nga ndonjë institucion bankar (para me ngjyrë). Te të njëjtit, gjatë kontrollit të veturës me targa vendore, me të cilën udhëtonin, janë gjetur para në vlerë 25.316 (njëzet e pesë mijë e treqind e gjashtëmbëdhjetë) € (të dyshuara si të falsifikuara, apo të vjedhura/grabitura nga ndonjë institucion bankar/financiar, pasi që parat ishin të bëra me ngjyrë), andaj personat e dyshuar janë arrestuar për procedura të mëtejme”.

“Hetuesit policorë, gjatë tërë kohës kanë qenë në koordinim me prokurorin e rastit, në konsultim më të, ndaj dy të dyshuarve të lart-cekur, është iniciuar rasti karshi veprës penale: ‘falsifikim i parasë’. Sot, më 17.04.2024, të dyshuarit janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit, ata dërgohen në mbajtje për 48 orë”.

(Kosova Sot Online)