Vrasja e Gjyljeta Ukelles, fillon marshi protestues në Pejë

  • E.K /
  • 17 April 2024 - 11:55
Vrasja e Gjyljeta Ukelles, fillon marshi protestues në Pejë

Syri i Vizionit dhe organizatat tjera të shoqërisë civile në Pejë pas ngjarjes së rëndë tragjike që ndodhi dje ku u vra Gjyljeta Ukella, nga bashkëshorti i saj, kanë organizuar për sot MARSH PAQËSOR PROTESTUES, me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”.

Marshi që ka filluar nga ora 11:00 nga Qendra e qytetit vazhdon tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

Edhe një herë, bëhet thirrje që urgjentisht të ndalohet me mohimin e femicidit dhe dhunës në baza gjinore. Mosndëshkimi i këtyre rasteve është inkurajim i mëtejshëm!’-thuhet nga organizatori. Marshit i janë bashkuar edhe figura politike e institucionale lokale.

(Kosova Sot Online)