Kurti për shtetasit e Kosovës që janë ndaluar në kufi: Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut

  • E.K /
  • 17 April 2024 - 14:53
Kurti për shtetasit e Kosovës që janë ndaluar në kufi: Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar hakmarrje të Serbisë për votimin në Asamble të Këshillit të Evropës, ndalimin e shtetasve të Kosovës në pikëkalimet kufitare të Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se mbi 300 shtetas kosovarë – përfshirë fëmijë janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet.

Kurti ka shkruar se kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

“Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)