A janë nisur autobusët e bllokuar në kufirin Serbi-Kroaci?

  • A.P /
  • 17 April 2024 - 18:13
A janë nisur autobusët e bllokuar në kufirin Serbi-Kroaci?

Kompania turistike “Zhitia Turist” ka thënë se në orën 15:00 janë nisur për në destinacionet e tyre të gjithë udhëtarët që ishin bllokuar në kufirin Kroaci- Serbi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo kompani ka thënë se në autobusë janë të gjithë udhëtarët dhe se asnjë nuk është ndaluar nga autoritetet serbe.

“Në ora 15:00 janë nisur për në destinacionet e tyre të gjithë bashkatdhetarët që u bllokuan pa asnjë arsye të vetme në kufirin Kroaci – Serbi nga ana Serbe, po ashtu ju njoftojmë se në autobusë gjinden të gjithë dhe nuk është ndalur asnjë bashkatdhetarë nga autoriteter serbe, ne si kompani ju qëndruam afër aq sa mundëm me pije dhe gjëra ushqimore gjë që e kemi borxh sepse jemi të betuar në ditë të mira dhe në ditët më të vështira do të ju qëndrojmë afër bashkatdhetarëve tanë.”

“Jua sqarojmë se nisjen e kishim të mundshme nga ora 13:00 mirëpo nuk pranuam sepse aty mbeteshin afërsisht 25 bashkatdhetarë për tu intervistuar jo vetëm në autobusët tanë mirëpo tek të gjithë që ishin aty ,mirëpo vendosëm TË GJITHË ose ASNJË. Ju urojmë rrugë të mbarë dhe kërkojmë ndjesë për pritjen e pa zakonshme mirëpo nuk ishte në dorën tonë , kryesorja është se të gjithë vazhduan shëndosh në shtëpitë e tyre pas pritjes të pa arsyeshme.”


(Kosova Sot Online)