Zjarri shpërthen në kuzhinën e një restoranti në Gjakovë

  • E.K /
  • 18 April 2024 - 09:18
Zjarri shpërthen në kuzhinën e një restoranti në Gjakovë

Kuzhina e njërit nga restorantet në Gjakovë, është përfshirë nga zjarri dje në mbrëmje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të Zjarrfikësve të Gjakovës, zjarri mendohet se ka ardhur si pasojë e një fërteze.

Nuk raportohet për të lënduar në njerëz vetëm për dëme materiale në kuzhinë.

“Sonte, rreth orës 21:00, në rrugën “Mbretëresha Teuta” është djegur një pjesë e kuzhinës së restorantit “Retro”. Zjarri mendohet se ka ardhur si pasoj e një fërteze. Fatmirësisht rasti kaloi pa pasoja në njerëz, veçse dëme materiale në kuzhinë.

Falë intervenimit me kohë të ekipeve tona të zjarrfikësve, është shpëtuar nga përfshirja nga flakët supermarketi “Interex””, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)