Komuna e Gjilanit vendos t’i mbështesë nënat lehonat dhe të porsalindurit prej 100 deri në 500 euro

  • E.K /
  • 18 April 2024 - 09:49
Komuna e Gjilanit vendos t’i mbështesë nënat lehonat dhe të porsalindurit prej 100 deri në 500 euro

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq ka vendosur që për herë të dytë t’i mbështesë nënat lehona për fëmijët e lindur gjatë këtij viti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hyseni tha se mbështetja do të jepet për të gjithë fëmijët e lindur nga data 1 janar 2024 e tutje.

“Lindja e parë – 100 euro, lindja e dytë – 200 euro, lindja e tretë – 300 euro, lindja e katërt – 400 euro dhe lindja e pestë – 500 euro. Aplikimi mund të bëhet përgjatë gjithë vitit, deri në muajin dhjetor 2024″, tha Hyseni.

(Kosova Sot Online)