Hoxha policëve të rinj: Duhet të jeni krenarë, keni marrë vendim të drejtë, duke vënë veten në shërbim të vendit

  • E.K /
  • 18 April 2024 - 11:09
Hoxha policëve të rinj: Duhet të jeni krenarë, keni marrë vendim të drejtë, duke vënë veten në shërbim të vendit

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të policisë ka u ka uruar mirëseardhje policëve të rinj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hoxha tha se ata duhet të jenë krenar për vendimin e drejtë që janë bërë pjesë e policisë, duke e vënë veten në shërbim të vendit.

“Ju duhet të jeni krenarë që keni zgjedhur të bëheni pjesë e policisë sonë dhe unë besoj se ju nuk keni gabuar asgjë, por keni marrë një vendim të drejtë, duke vënë veten tuaj në shërbim të vendit, qytetarëve dhe komunitetit të cilit do t’i shërbeni”, është shprehur Hoxha.

(Kosova Sot Online)