Pa marrëveshje në Bruksel, Besnik Bislimi e quan “takim koti”

  • E.K /
  • 18 April 2024 - 15:50
Pa marrëveshje në Bruksel, Besnik Bislimi e quan “takim koti”

Ka përfunduar pa sukses edhe takimi në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ata pa ndonjë rezultat do të kthehen nga atje, ku shkuan me synimin e arritjes së një marrëveshjeje për çështjen e dinarit.

Nuk ka pasur takim trepalësh, ndërsa zëvendëskryeministri Besnik Bislimi takimin me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak e ka quajtur “takim koti”.

“Ky takim mund të quhet si takim i kotë, pa rezultat, dhe ndoshta si sukses i politikës penguese të palës serbe”, tha ai.

(Kosova Sot Online)