Vazhdon aktiviteti i policisë për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë

  • E.K /
  • 19 April 2024 - 14:57
Vazhdon aktiviteti i policisë për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga 6 prilli ka filluar aksionin për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë këtij aksioni zyrtarët policor kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin në stacionet policore të 19 personave prej të cilëve 12 fëmijë.

“Intervistimi i personave është bërë në prezencën e zyrtarëve të qendrës për punë sociale dhe njësive kompetente të cilët në koordinim të plotë, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që ndaj personave të rritur janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)