Vdes një punëtor, u rrëzua nga vinçi gjatë punës - Arratiset “Shefi i Ndriçimit”

  • E.K /
  • 20 April 2024 - 09:55
Vdes një punëtor,  u rrëzua nga vinçi gjatë punës  - Arratiset “Shefi i Ndriçimit”

Vdekja e një punonjësit të bashkisë së Elbasanit, elektricistit, 56 vjeçarq ë u rrëzua nga vinçi gjatë punës ka bërë që të nisin hetimet ndaj përgjegjësve të tij lidhur me sigurinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Si rrjedhim, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për Drejtorin e Administratës , S.Ç, 55 vjeç dhe është shpallur në kërkim, përgjegjësi i Sektorit të Ndriçimit në këtë bashki, M.Q.54 vjeç.

Dje,shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i Bashkisë, i punësuar në këtë sektor, u rrëzua nga vinçi, gjatë punës për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji” dhe si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital.

Në njoftimin e dërguar sot nga Policia e Shtetit, thuhet:

“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane, Elbasan.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 54 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë përgjegjësi i Sektorit të ndriçimit pranë Drejtorisë së shërbimeve Publike në A.Sh.P.U, Bashkia Elbasan.

Në vijim të njoftimit të djeshëm, bëjmë me dije se, Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane, Elbasan.

Ditën e djeshme, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i Bashkisë, i punësuar në këtë sektor, u rrëzua nga vinçi, gjatë punës për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji” dhe si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.”

(Kosova Sot Online)