Kurti deklaron pasurinë: Mbi 1 mijë e 500 euro në bankë

  • E.K /
  • 20 April 2024 - 12:57
Kurti deklaron pasurinë: Mbi 1 mijë e 500 euro në bankë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë deklarimin vjetor të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tek pasuritë e paluajtshme, Kurti ka deklaruar banesën e bashkëshortes në vlerë prej 400 mijë euro, që thotë ta ketë blerë përmes marrjes së kredisë.

Si para të gatshme, Kurti ka deklaruar 1 mijë e 551 euro të tij, dhe 2 mijë e 500 euro të bashkëshortes.

Si të hyra vjetore ka deklaruar pagën vjetore si Kryeministër në vlerë 19 mijë e 43 euro, dhe pagat e bashkëshortes në vlerë 528 mijë kruna. Nga Lëvizja Vetëvendosje ku është kryetar, ka deklaruar se s’merr pagë.

(Kosova Sot Online)