Ftohen qytetarët në Veri që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në votim

  • A.P /
  • 21 April 2024 - 09:13
Ftohen qytetarët në Veri që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në votim

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, i ka ftuar qytetarët në Veri që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në votimin për apo kundër shkarkimit të kryetarëve aktualë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në emër të KQZ-së, ftoj të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre.”

Elezi ka thënë se numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimt për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut është  46 mijë e 556 votues. 

(Kosova Sot Online)