Albin Kurti kredi deri në 'fyt' plus banesë në vlerë 400 mijë euro

  • A.P /
  • 21 April 2024 - 10:23
Albin Kurti kredi deri në 'fyt' plus banesë në vlerë 400 mijë euro

Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, kryeminsitri Albin Kurti e ka deklaruar pasurinë e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryeministri pasuri të paluajtshme ka dekalruar një banesë në emër të gruas së tij në vlerë 400 mijë euro me sipërfaqe prej 67 metrash katrorë.

Kreu i qeverisë para të gatshme në emrin e tij i ka vetëm 1 mijë e 551 euro e 72 cent.

Ai tha se ka detyrime ndaj bankës 270 mijë euro për blerjen e banesës, kredi për të cilën tha se i përfundon më 1 janar të vitit 2052, ndërsa ka thënë se paguan edhe qira të shtëpisë në vlerë prej 250 euro.

Kurse sa i përket të ardhurave, Kurti ka thënë se ai merr pagë vjetore si kryeministër në vlerë prej 19 mijë e 43 euro.


(Kosova Sot Online)