![Tërmet i fortë në Greqi](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57691722035783.jpeg)
Ky është i riu kosovar që dyshohet se i dha fund jetës
![Ky është i riu kosovar që dyshohet se i dha fund jetës](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/21/auto_dfsadfssdf1713707759.jpg)
Raportohet se një rast mjaft i rëndë ka ndodhur në Suharekë, ku një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij,
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Viktima është Ardian Tafolli, 32-vjeçar, i cili dyshohet se i dha fund jetës së tij duke u varur në litar në tavanin e shtëpisë së tij.
Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës ndërsa vdekja e tij u konstatua nga mjekët në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë u dërgua ë Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe hapet rasti “Hetim I Vdekjes “.
(Kosova Sot Online)