Ilir Peci: Nuk kam nevojë me votu

  • A.P /
  • 21 April 2024 - 16:09
Ilir Peci: Nuk kam nevojë me votu

Kryetari i Zveçanit Ilir Peci, ka thënë se nuk do të dal të votoj, duke u shprehur i gatshëm ta respektoj vullnetin e qytetarëve, i dal nga këto zgjedhje. E qytetarët e Zveçanit duket të mos kenë interesim për t`u bërë pjesë e procesit të votimit pro ose kundër shkarkimit të kryetarit.

“Në komunën e Zveçanit të gjitha pikat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit, deri më tani është gjithçka në rregull t’u shku. Qytetarët duket se nuk janë të interesuar të dalin të votojnë, por ka kohë ende, të shohim. Është vullnet i qytetarëve, çdo qytetar vendos për veten. Nuk kemi nevojë me dalë me votu, as për as kundër. Unë si kryetar komune iu bëj thirrje qytetarëve, është vullneti i tyre, a dalin pro ose kundër, me rëndësi është me shku gjithçka në rregull deri në përfundim të ditës së sotme. Ajo është në interesin e të gjithë qytetarëve edhe në interesin tim si kryetar komune”, ka thënë kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

Ai është shprehur të jetë i gatshëm ta respektoj vullnetin e qytetarëve nga këto zgjedhje.

“Vullnetin e qytetarëve do ta respektojmë, pro ose kundër. Pra jeni i gatshëm nëse arrihet numri i votave të largoheni nga pozita, sipas ligjit”, ka theksuar Peci

(Kosova Sot Online)