Moti sot kryesisht me diell në Kosovë

  • E.K /
  • 22 April 2024 - 07:57
Moti sot kryesisht me diell në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, transmeton “Kosova Sot Online”.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik do të ketë vranësira dhe rreze dielli, por edhe reshjet nuk do të mungojnë.

Kurse, sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius.

(Kosova Sot Online)