Prishtinë: Sekuestrohet drogë, i dyshuari e kishte fshehur në pjesën e përparme të veturës

  • E.K /
  • 22 April 2024 - 13:44
Prishtinë: Sekuestrohet drogë, i dyshuari e kishte fshehur në pjesën e përparme të veturës

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë sekuestruar sot substanca narkotike gjatë kontrollit të një automjeti në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit, kanë ndaluar për kontroll një automjet të dyshimtë në qytetin e Prishtinës. Gjatë kontrollit nuk është gjetur mall i kontrabanduar, megjithatë, në procesin e kontrollit, është zbuluar një sasi prej 5 gramësh e identifikuar si marihuanë”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit nuk është gjetur mall i kontrabanduar, megjithatë, në procesin e kontrollit, është zbuluar një sasi prej 5 gramësh e identifikuar si marijuanë.

(Kosova Sot Online)