Osmani bashkë me katër heroinat në Nju-Jork: Do ta përfaqësojmë së bashku Kosovën në mbledhjen e KS

  • E.K /
  • 22 April 2024 - 14:35
Osmani bashkë me katër heroinat në Nju-Jork: Do ta përfaqësojmë së bashku Kosovën në mbledhjen e KS

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila do të mbahet sot, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani në Këshillin e Sigurimit është e shoqëruar nga katër gra heroina nga Kosova.

Bashkë me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tairin, Osmani tha se do ta përfaqësojnë Kosovën për t’u siguruar që e vërteta do të dëgjohet dhe do të mbrohet.

https://fb.watch/rC4RzJu818/

(Kosova Sot Online)