Aktivisti i Vetëvendosjes: 10 Albin Kurta me u bashku, është problem Ali Ahmetin me e rrëzu

  • A.P /
  • 22 April 2024 - 15:00
Aktivisti i Vetëvendosjes: 10 Albin Kurta me u bashku, është problem Ali Ahmetin me e rrëzu

Bujar Misimi aktivist i Vetëvendosjes nga Maqedonia e Veriut ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po gabon, kur po e përkrah opozitën e Maqedonisë Veriore në fushatën për zgjedhjet presidenciale atje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, çdo përkrahje e Kurtit ndaj opozitës i ndihmon liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski

Thotë se për çdo organizim, tubim ose protestë ai e ka përkrahur kryeministrin e Kosovës dhe ka ardhur në Prishtinë. Por shprehet se tashmë ai bashkë me përkrahësit e tjerë nga RMV, janë në udhëkryq.

 

Sipas tij, Kurti nuk ka fuqi ta rrëzoj Ali Ahmetin.  

“10 Albin Kurta me u bashku është problem me e rrëzu. Vetëm ne shqiptarët e Maqedonisë nëse kemi pakënaqësi mund ta rrëzojmë. Albin Kurti apo implikimi i Tiranës apo institucioneve të tjera nuk është në favor të askujt

Ai thotë se i është përgjigjur thirrjeve të Kurtit për ndonjë protestë apo marsh në Kosovë.

“Ne kemi pas një simpati ndaj tij si lider, edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë kur ai e vizitoi Kurtin dhe kërkoi mbështetje pasi dihet se shumë shtetas maqedonas jetojnë në Kosovë”

Por thotë se situata ndryshon në Maqedoni.

“Përkrahja e Kurtit për disa liderë opozitar, ka përplasje në mendimin e tij. Mendojmë se përkrahja e tij, i ndihmon direkt Mickovskit. Prandaj unë dhe shumë të tjerë që e kemi përkrahur, jemi në udhëkryq për përkrahjen e mëtutjeshme”.  


(Kosova Sot Online)