Vuçiq: Po të krijohej Asociacionin para 11 vjetësh do të ndodhte pajtimi historik

  • A.P /
  • 22 April 2024 - 17:47
Vuçiq: Po të krijohej Asociacionin para 11 vjetësh do të ndodhte pajtimi historik

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në seancën e Këshillit të Sigurimit ku po diskutohet raporti periodik i radhës  i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së për situatën në Kosovë ka folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duke thënë se “Prishtina po refuzon ta zbatojë zotimin më të rëndësishëm në dialog”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ky zotim konsiston në zbatimin e Asociacionit siç është dakorduar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, si mekanizëm për mbrojtjen e të drejatave kolektive dhe individuale dhe si bazë për procesin e normalizimin të plotë” ka thënë Vuçiq.

Sipas tij insistimi i Serbisë për krijimin e Asociacionit nuk paragjykon statusin e Kosovës.

“Nëse Asociacioni do të krijohej para 11 vjetësh, jam i sigurt se do të krijonte kushtet për dialog të vërtetë dhe pajtim historik ndërmjet komuniteteve . Sidoqoftë ata që janë në pushtet në Prishtinë s’e duan këtë” ka thënë Presidenti serb.

(Kosova Sot Online)