Osmani: Serbët duhet ta falënderojnë Vuçiqin nëse ka ende kryetarë shqiptarë në Veri

  • A.P /
  • 22 April 2024 - 17:51
Osmani: Serbët duhet ta falënderojnë Vuçiqin nëse ka ende kryetarë shqiptarë në Veri

 Në fjalën e saj para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani  ka folur për votimin e djeshëm  në Veri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se bojkotimi i zgjedhjeve kishte ndodhur edhe vitin e kaluar dhe se kjo ndodhi edhe dje për shkak të Beogradit dhe Listës Srpska.

“Pavarësisht këtyre sfidave, Kosova iu përmbajt vlerave të saj, demonstroi maturi politike në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare” tha Osmani për votimin e djeshëm.

“Nëse ka kryetarë shqiptarë ende në zyrtat e tyre në komunat e Veriut, serbët e Kosovë duhet ta falënderojnë Vuçiqin” ka thënë ajo.

Tutje ajo ka përmendur edhe rastin e politikanit serb Nikola Sanduloviq që kishte vënë lule mbi varrin e vajzës 7 vjeçare në Prekaz të vrarë nga forcat serbe, i cili pas kthimit në Serbi  ishte arrestuar dhe torturuar  në burgjet serbe

“Ky është fati i secilit serb që nuk i mbahet linjës së këtij njeriu” ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)