Pjesë e seancës së Këshillit të Sigurimit edhe gratë viktima të luftës së Kosovës

  • A.P /
  • 22 April 2024 - 19:07
Pjesë e seancës së Këshillit të Sigurimit edhe gratë viktima të luftës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka marrë Elhame Muqollin, të mbijetuarën e masakrës së Poklekut në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Neë York, për të treguar se si forcat serbe kishin vrarë dhe djegur edhe foshnje për së gjalli në tmerrin që ajo i mbijetoi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përveç Muqollit me Osmanin janë edhe Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Shyhrete Tahiri.

Osmani në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka folur për krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë.

Në këtë mënyrë Osmani ka marrë me vete dëshmitarë që tregojnë për veprimtarinë e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë. 

(Kosova Sot Online)