Përfaqësuesi rus përmend edhe përfshirjen e VV’së në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

  • A.P /
  • 22 April 2024 - 19:34
Përfaqësuesi rus përmend edhe përfshirjen e VV’së në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesi i Federatës Ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vasily Alekseyevich Nebenzya, nuk e ka lëshuar mundësinë për të propaganduar kundër Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një klimë të tillë, koordinuese me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, përmendi përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.

Këtë ndërhyrje, përfaqësuesi rus e quan si projekt “pan shqiptar”.

Ai tha se Kosova dëshiron shtet të përkohshëm për t’u bashkuar më pas me Shqipërinë.

Sipas tij, këto ide rrezikojnë paqen në gjithë rajonin.

“Prishtina vazhdon me proklamime pan shqiptare në frymën e pranimit të pavarësisë së përkohshëm në rrugën për bashkimin me Shqipërinë. Albin Kurti dëshiron të i rivizatojë kufijtë dhe kjo rrezikon stabilitetin e rajonit. Përfaqësues të partisë së tij për zgjedhjet që po vijnë në zgjedhjet e Maqedonisë japin deklarata të tilla”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)