Vjosa Osmani refuzoi të hyjë në sallën e Këshillit të Sigurimit pa Vasfijen, Fahrijen, Elhamen e Shyhreten

  • A.P /
  • 22 April 2024 - 21:01
Vjosa Osmani refuzoi të hyjë në sallën e Këshillit të Sigurimit pa Vasfijen, Fahrijen, Elhamen e Shyhreten

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo në ekip kishte katër gra, viktima të luftës në Kosovë, Elhame Muqolli, Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Shyhrete Tahiri.

Por burime tregojnë se këto gra janë penguar që të hyjnë në sallën e Këshillit të Sigurimit, përkundër se ishin të regjistruara.

Burimet thonë se Osmani ka refuzuar të hyjë në sallë pa to.

Më pas gjithçka ka shkuar sipas procedurave.

 

(Kosova Sot Online)