Vdes në moshë të re aktivistja e njohur kosovare
Ka vdekur në moshë të re, Antigona Emini, aktiviste e Partisë Demokratike të Kosovës në qytetin e Gjilanit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur, partia ku e ndjera ishte aktiviste.
Përmes një postimi në Facebook, ata kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
Postimi i plotë:
Telegram ngushëllimi
Me dhembje të madhe morëm lajmin e trishtë për vdekjen e aktivistes sonë të re znj. Antigona Emini.
Ikja e saj në amshim për të gjithë ne është humbje e madhe. Personaliteti i saj do të mbetet shembull, e çiltërsia, puna, vullneti e gatishmëria për angazhim e bashkëpunim do të mbesin virtyte të pashlyeshme e të paharruara për secilin nga ne.
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve e aktivistëve tonë!
U prehsh në paqe Antigonë!
(Kosova Sot Online)