![Tërmet i fortë në Greqi](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57691722035783.jpeg)
Pejë: Gjendet 12-vjeçarja, u raportua e zhdukur
![Pejë: Gjendet 12-vjeçarja, u raportua e zhdukur](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/13/auto_Zhduket-nje-vajze-e-mitur-600x360-11710320537.jpg)
12 vjeçarja nag Peja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj është gjetur, përcjell “Kosova Sot Online”.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai tha se vajza është gjetur pa lëndime dhe tash është në shtëpinë e saj.
Babai i 12 vjeçares kishte thënë se vajza ishte nisur në shkollë dhe nuk është kthyer.
“Rr. Nëna Terezë, Pejë 22.04.2024 – 07:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime”, thuhej në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)