Nënat e Srebrenicës: jemi mirënjohës Presidentes Osmani, e gjithë bota e dëgjoi fjalimin e saj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

  • E.K /
  • 23 April 2024 - 14:00
Nënat e Srebrenicës: jemi mirënjohës Presidentes Osmani, e gjithë bota e dëgjoi fjalimin e saj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Nënat e Srebrenicës i janë falënderuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani pas paraqitjes që ajo pati mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në faqen e tyre në X, shkruhet se fjalimi i Osmanit rreth gjenocidit serb, do të mbahet mend nga brezat e ardhshëm.

“I jemi mirënjohës Presidentes Osmani, e gjithë bota e dëgjoi fjalimin e saj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, viktimat e gjenocidit ndaj shqiptarëve. Ky lloj fjalimi do të mbahet mend nga brezat. Faleminderit!”, thuhet në falënderimin e tyre.

(Kosova Sot Online)