Osmani: Kosova kërkon një marrëveshje të detyrueshme si për Kosovën dhe Serbinë

  • A.P /
  • 23 April 2024 - 19:12
Osmani: Kosova kërkon një marrëveshje të detyrueshme si për Kosovën dhe Serbinë

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta, por kërkon një marrëveshje të detyrueshme si për Kosovën dhe Serbinë, transmeton Kosova Sot Online.

Në një intervistë nga Nju Jorku, ku Presidentja Osmani u përballë dje me Presidentin e Serbisë në takimin e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, ajo tha se Kosova do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për statutin e Asociacionit pasi të jetë arritur më parë një marrëveshje se si do të zbatohen aktet që dalin nga Marrëveshja e nënshkruar në Ohër nga Kosova dhe Serbia vitin e kaluar.

(Kosova Sot Online)