Publikohen rezultatet: Kush fitoj e kush humbi në Maqedoninë e Veriut?

  • A.P /
  • 24 April 2024 - 23:00
Publikohen rezultatet: Kush fitoj e kush humbi në Maqedoninë e Veriut?

Tashmë kur po afrohet publikimi i rezultateve përfundimtare, votat e numëruara tregojnë një fitore të thellë të kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska ndaj kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovskit me rreth 150 mijë vota diferencë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në bllokun shqiptar, kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani  ka epërsi prej afro 30 mijë votive ndaj kandidatit nga VLEN-it, Arben Taravarit.

Gjithashtu, vota të shumta kanë marrë edhe Maksim Dimitrievski 60.425, Biljana Vankovska 30.977 dhe Stevço Jakimovski 5.329.

(Kosova Sot Online)