![Tërmet i fortë në Greqi](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57691722035783.jpeg)
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në Prishtinë po trajtohen në QKUK
![Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në Prishtinë po trajtohen në QKUK](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/25/auto_qkuk_2023-01-01-122613_lcpf-600x3601714027086.jpg)
Tre persona janë lënduar dje të “Rruga B” në Prishtinë, pas një përleshjeje mes disa personave, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, ku dy prej të lënduarve janë therur me thikë, e një tjetër nga mjetet e përdorura në përleshje.
Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK, e për rastin janë arrestuar tre të tjerë.
Lajmin e ka konfirmuar mbrëmë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ai ka treguar se të plagosurit që kanë marrë plagë janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
(Kosova Sot Online)