Arrestohet njëri nga të dyshuarit për tentim vrasje në Kolovicë

  • E.K /
  • 25 April 2024 - 09:59
Arrestohet njëri nga të dyshuarit për tentim vrasje në Kolovicë

Policia ka konfirmuar arrestimin e njërit prej të dyshuarve për tentim vrasjen në Kolovicë, të ndodhur më 26 mars të këtij viti, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Prishtinë 26.03.2024 – 13:50. Lidhur me rastin është raportuar se me 24.04.2024 pas një pune intensive hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Sipas prokurorisë bëhet fjalë se i arrestuari është Fitim Doda, ose i njohur ndryshe si Cuc Avalla.

Përveç veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, prokuroria po e heton Dodën edhe për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”

“Ju njoftojmë se më 24.04.2024, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të pandehurit F.D., për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” (në tentativë), “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas KPRK-së. Ndaj të pandehurit, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj.

Se bashku me Dodën në kërkim policia ka vënë edhe Arjan Sijarinën, që dyshohen për tentim vrasjen e Naim Berishës dhe Ahmet Berishës.

Këta të fundit, po atë dityë në mbrëmje dolën për t’i qëruar hesapet me të lartcekurit e ku pas një konfrontimi me armë mes dy grupeve, mbeti i vdekur 29-vjeçari Egzon Haziri dhe një kalimtare e rastit, Zejnie Gashi.

Sijarina ndërkaq ende nuk ka rënë në duart e policisë.

Në arrati gjenden edhe Naim e Ahmet Berisha vëllezër, të kërkuar për vrasje të rëndë.

(Kosova Sot Online)