Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për veprën penale “Sulm seksual”

  • E.K /
  • 25 April 2024 - 15:41
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për veprën penale “Sulm seksual”

Prokuroria në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për “Sulm seksual”, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale Xh.I., për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi seksual” nga neni 229 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Sipas Prokuroria, ai dyshohet se nga muaji prill 2023 deri më 24 prill 2024, për qëllime seksuale, e ka keqpërdorur seksualisht një të mitur.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji prill 2023 deri në 24 Prill 2024, në kohë të pacaktuar, në Shtime, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën- e mitur, e cila ishte e moshës nën 16 vjet, me pëlqimin e saj, e konform nenit 225 të KPRK-së, shpreshja “pëlqim” nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet, andaj, konsiderohet se e dëmtuara, nuk ka dhënë pëlqim, me të cilën në vazhdim do të kryente veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 77 të KPRK-së.”

Ai është nën masën e ndalimin 48 orësh.

(Kosova Sot Online)