Vuçiq nuk shkon në Kotor ku mbahet takimi i liderëve të rajonit

  • A P /
  • 13 May 2024 - 20:27
Vuçiq nuk shkon në Kotor ku mbahet takimi i liderëve të rajonit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të marrë pjesë në samitin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian në Kotor të Malit të Zi, sepse mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për rezolutën në Srebrenicë do të mbahet me shumë mundësi të mërkurën.

“Sonte udhëtoj në Nju Jork, sepse dikush duhet të përgjigjet ndaj atyre që do të akuzojnë serbët se janë njerëz që kryejnë gjenocid”, ka deklaruar Vuçiq.

Ndërsa, pjesëmarrjen në këtë samit tashmë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Disa ditë më parë, media e ka sjellë ekskluzivisht agjendën e Samitit Rajonal të liderëve që do të mbahet më 15 dhe 16 maj në Kotor të Malit të Zi.

(Kosova Sot Online)