
"Ndalimi i vizitës së Porfirije në Kosovë në kundërshtim me Planin e Ahtisarit dhe obligimet e Dialogut"

Shtetet e QUINT-it kanë reaguar pasi Kosova nuk ia ka lejuar hyrjen në territorin e Republikës, Patriarkut Porfirije të Kishës Ortodokse Serbe.
Sipas QUINT, vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit, i cili përcakton qartë të drejtat, privilegjet dhe imunitetet për klerin e Kishës Ortodokse Serbe dhe nuk është në përputhje me obligimet e Kosovës në Dialogun e BE-së.
“Ne presim që Qeveria e Kosovës të përmbushë standardet më të larta të të drejtave të njeriut si në kornizën e saj ligjore ashtu edhe në veprimet e saj, të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve të saj dhe të mbajë vlerat dhe përgjegjësinë e saj thelbësore ndaj stabilitetit rajonal.Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që mund të rrisë tensionet dhe mund të çojë në incidente”, thuhet në reagim.
Read the Quint + EU 🇫🇷🇩🇪🇮🇹🇬🇧🇺🇲🇪🇺 statement on the Government of Kosovo's 🇽🇰 May 13 decision not to allow entry of Serbian Orthodox Church Patriarch and accompanying clergy
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) May 14, 2024
👇🏽👇🏽👇🏽https://t.co/IRZcCB4A0z
(Kosova Sot Online)