Përfaqësimi diplomatik i Kosovës arrin në mini-ishullin në mes Paqësorit

  • E.k /
  • 15 May 2024 - 15:30
Përfaqësimi diplomatik i Kosovës arrin në mini-ishullin në mes Paqësorit

Ambasadorja e Kosovës në Australi, Jetmira Bërdynaj, ka njoftuar se ka dorëzuar kredencialet e saj si ambasadore jo-rezidente edhe në vendin e quajtur “Cook Islands”, që ka 236 kilometra katrorë hapësirë tokësore dhe rreth 15 mijë banorë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Javën e kaluar preka një parajsë mbi tokë: 38 km rrugë total rreth ishullit që mbërthen një mrekulli tokësore me maja vullkanike e vegjetacion mbresëlënës.Mbi 17500 km larg Kosovës.Ky është Cook Islands. E unë dorëzova kredencialet si Ambasadore jo-rezidente e Kosovës”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)