Detaje të reja nga atentati: Kush e plagosi rëndë sot kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico?

  • A.P /
  • 15 May 2024 - 16:51
Detaje të reja nga atentati: Kush e plagosi rëndë sot kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico?

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është plagosur të mërkurën nga një person i cili shkrepi katër plumba në drejtim të tij, afër Shtëpisë së Kulturës në Qytetin Handlova të Sllovakisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njëri nga plumbat ka qëlluar në bark liderin sllovak, i cili aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Bëhet e ditur se në momentin kur është dërguar për operim ai ka qenë me vetëdije të plotë.

Qeverisë sllovake në një njoftim për media se Fico është në rrezik për jetë si pasojë e plagëve.

Sipas njoftimeve, Fico është dërguar në një spital të Banská Bystrica pasi trasnportimi në Bratisllavë do të merrte kohë.


Sipas dëshmitarëve okularë, Fico iu afrua qytetarëve pas seancës së Qeverisë në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra larg Bratislavës, dhe sulmuesi, gjoja, para se të hapte zjarr, i tha: Robo, hajde këtu.


Pas atentatit, qeveria e Sllovakisë njoftoi.

Në njoftim thuhet se jeta e Ficos është në rrezik.

Ai është dërguar në spital me helikopter dhe ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht se ku është plagosur.

(Kosova Sot Online)