Kurti: I urojmë shërim të shpejtë kryeministrit sllovak

  • A.P /
  • 15 May 2024 - 17:38
Kurti: I urojmë shërim të shpejtë kryeministrit sllovak

Pasi kryeministri sllovak, Robert Fico, është plagosur sot, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se dhuna s’ka vend në demokraci.

“Një lajm shumë shqetësues nga Sllovakia, ku raportohet se kryeministri Robert Fico është qëlluar. I urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë dhe mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin e Sllovakisë. Dhuna nuk ka vend në demokraci”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)