BE del me një komunikatë pasi dështoj edhe takimi i shtatë për 'dinarin'
Për takimin e mbajtur sot në Bruksel mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, Bashkimi Evropian ka lëshuar një komunikatë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas tyre nuk ka gatishmëri për të gjetur marrëveshje kompromisi për të ardhmen, derisa ka shtuar se takimi tjetër do të thirret kur palët të kenë gatishmëri.
“Në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e përkohshme dhe e qëndrueshme për njerëzit më të prekur nga Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për operimet cash, Bashkimi Evropian, si lehtësues i dialogut Beograd-Prishtinë, ka mbajtur shtatë takime me delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë mes 28 shkurtit dhe 15 majit në Bruksel.
Gjatë këtyre takimeve, palët kanë paraqitur gjerësisht qëndrimet e tyre dhe kanë hulumtuar mundësitë për të gjetur bazën e përbashkët. BE-ja dha disa ide dhe propozime përgjatë procesit dhe palët arritën të kapërcejnë disa dallime në mënyrë që të sigurojnë flukse financiare nga Serbia në Kosovë, përfshirë marrëveshjen për themelimin e një entiteti të ri biznesor, sipas ligjeve të Kosovës, i ngarkuar me shpërndarjen e përkohshme të ndihmës financiare nga Serbia.
(Kosova Sot Online)
