Sot gjatë ditës diell e pasdite rrebeshe shiu, ja si do të jetë moti edhe ditëve tjera

  • E.k /
  • 22 May 2024 - 07:42
Sot gjatë ditës diell e pasdite rrebeshe shiu, ja si do të jetë moti edhe ditëve tjera

Intervale më të gjata me diell parashihen për ditën e mërkurë. Nga mesdita me zhvillime të vransirave, pasdite priten mundësi për rrebeshe shiu e bubullima në pjesë të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Temperaturat minimale zbresin në 13C e 15C, e gjatë ditës shkojnë deri në 22C e 24C.
Kushte për rrebeshe shiu e bubullima mbeten edhe ditën e enjtë, kryesisht orëve të pasdites, derisa ditën e premtë do të ketë më shumë intervale me diell, me ndonjë rrebesh shiu të mundshëm përreth viseve malore, orëve të pasdites, njofton Prishtina Weather.

Nga dita e shtunë sërish pritet përkeqësim i motit, me rrebeshe që mund të zhvillohen në pjesë të vendit, e që ka mundësi të vazhdojnë herë pas here edhe përgjatë së dieles.

(Kosova Sot Online)