Dy deputetë përleshen fizikisht në Rumani

  • E.k /
  • 22 May 2024 - 08:14
Dy deputetë përleshen fizikisht në Rumani

Dy deputetë u përleshën fizikisht në një seancë parlamentare në Rumani.

Konflikti ka ndodhur mes Florin Roman, deputet i Partisë Nacional Liberale dhe Dan Vulceanu, deputet i pavarur.

Florin Roman pretendon se Dan Vilceanu e sulmoi atë teksa po dilnin nga salla plenare, duke e goditur me gju.

 Roman paralajmëroi se do të bëjë kallëzim penal ndaj deputetit që e rrahu.

(Kosova Sot Online)