Pejë: Gjendet e vdekur një grua, policia nis hetime

  • E.k /
  • 22 May 2024 - 10:13
Pejë: Gjendet e vdekur një grua, policia nis hetime

Një grua është gjetur pa shenja jetë dje në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia tashmë ka nisur hetimet për vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Pejë 20.05.2024-NN. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)