Cameron lë në gjysmë vizitën në Shqipëri, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 22 May 2024 - 16:24
Cameron lë në gjysmë vizitën në Shqipëri, kjo është arsyeja

David Cameron po kthehet nga një udhëtim në Shqipëri në mënyrë që të mund të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit të sotëm pasdite , në vazhdën e spekulimeve se kryeministri britanik, Rishi Sunak mund të thërrasë zgjedhje të përgjithshme këtë verë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sekretari i Jashtëm ishte në Tiranë për të diskutuar mbi politikën e emigracionit, por ai e ka ndërprerë vizitën e tij për të marrë pjesë në takimin në “Downing Street” rreth orës 16:00.

Një burim në Ministrinë e Jashtme pohoi për mediumin britanik se ata nuk e dinin se çfarë do të diskutonte kabineti.

Se Cameron ka ndërprerë vizitën e tij për t’u nis drejt Londrës, kanë raportuar edhe mediat në Shqipëri.

Thuhet se Cameron menjëherë pas konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama është kthyer për në vendin e tij, ani pse pritej që të takohej me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.


(Kosova Sot Online)