Avdiu: Me i thënë Vjosa Osmanit që është e pavlefshme është përnjëmend turp

  • A.P /
  • 22 May 2024 - 22:00
Avdiu: Me i thënë Vjosa Osmanit që është e pavlefshme është përnjëmend turp

Zana Avdiu ka thënë se të thuhet se presidentja Osmani është e pavlefshme, është turp, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo tha se Osmani “s’kishte çare të dilte nga LDK”.

“Me i thënë Vjosa Osmanit që është e pavlefshme, pa pikë rëndësie, është përnjëmend turp. Vjosa Osmani prej vitit 2010 e tutje në secilën herë që ka hy në zgjedhje ka shku tu u dyfishu. A ka bë gabim që ka dalë nga LDK’ja dhe e ka lënë një parti që ka struktura për një aleat, sepse aleati politik brenda ditës mund me tu kthynë armik, kushtimisht, është e dijshme. A ka gabu ndoshta në atë pjesë, ndoshta ka mujt me gabu, sepse sot ndoshta ish kanë tu e udhëheq LDK’në. Por, në një far forme, nuk është që ska pas qare pa dalë prej LDK’së, në mënyrën qysh është strukturu e organizu e qysh është LDK’ja”, tha Avdiu.

(Kosova Sot Online)