Tre persona familjarë mes vete janë plagosur në Pejë

  • A.P /
  • 22 May 2024 - 22:32
Tre persona familjarë mes vete janë plagosur në Pejë

Raportohet se tre persona familjarë mes vete janë plagosur nga arma e zjarrit sonte në Pejë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Derisa personi i dyshuar ndodhet në kërkim, teksa të plagosurit pas ndihmës mjekësore që kanë marrë në Spitalin e Pejës, janë nisur për QKUK –Prishtinë. Zyra për Komunikim e Spitalit të Pejës konfirmoi se gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë.

Spitali i Pejës, konfirmoi se të plagosurve i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore.

“Janë të pranuar tek ne persona, janë duke ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, gjendja e njërit prej të plagosurve ëshntë e rëndë. Tre personat e plagosur janë nisur për në QKUK”, thuhet në përgjigjen e spitalit.

(Kosova Sot Online)