Gërvalla: Anëtarësimi i Kosovës në NATO krijon siguri

  • A.P /
  • 22 May 2024 - 23:07
Gërvalla: Anëtarësimi i Kosovës në NATO krijon siguri

Ministrja Donika Gërvalla sot është takuar me kongresistin, Mike Turner, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gërvalla i ka thënë që anëtarësimi i Kosovës në NATO krijon siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, Gërvalla i ka thënë Turner se “Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj euroatlantike, në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve dhe aleatëve të saj”.

“Situata aktuale e sigurisë dhe shqetësimet pas sulmit serb të 24 shtatorit në Banjskë, kërcënimet e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe nevoja për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO, ishin temat kryesore të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me kongresistin republikan Mike Turner, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për Shërbimet e Inteligjencës. Ministrja Gërvalla e siguroi kongresistin Turner se Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj euroatlantike, në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve dhe aleatëve të saj”, thuhet në komunikatën e MPJD’së.

(Kosova Sot Online)