Bajrami i kërkon kryetarit të Gjilanit të deklarohet a është për ardhjen e të burgosurve nga Danimarka

  • E.K /
  • 23 May 2024 - 11:44
Bajrami i kërkon kryetarit të Gjilanit të deklarohet a është për ardhjen e të burgosurve nga Danimarka

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, që vjen nga partia në pushtet, duhet të tregojë nëse është për sikurse Qeveria që në Gjilan të shkojnë të burgosur të huaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bajrami ka shkruar se qytetarët e Gjilanit dhe të Kosovës nuk kanë nevojë për t’i kthyer hapësirat publike në burgje për të huajt.

Postimi i plotë:

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, duhet të tregojë se a është pro që të burgosurit, kryesisht të huaj që jetojnë në Danimarkë, të vijnë në Gjilan për të kryer burgun. Sepse partia në pushtet që është partia prej të cilës vjen Alban Hyseni pasiqë ka dështuar të sjellë investime në Kosovë e po bën përpjekje për të sjellë të burgosur nga vendet e BE-së.

Qytetarët e Gjilanit dhe të Kosovës nuk kanë nevojë për t’i kthyer hapësirat publike në burgje për të huajt.

Kosova do të kthehet në vend atraktiv për investime të huaja sapo me votë qytetare të largohet qeveria që mashtroi se do të ndërtojë 160 çerdhe, do të ulë çmimin e rrymës, do të ulë çmimet e vajit, sheqertit e miellit.

Kjo Qeveri do të mbahet në mend për urën e Staradranit dhe lëshimin me qera të objekteve për të burgosurit e huaj.

Edhe për 240 milionë euro tenderë njëburimor - korrupcion masiv.

(Kosova Sot Online)