David Cameron paprimas detyrohet ta ndërpret vizitën, largohet me urgjencë nga Tirana pasi e thirrën në Londër

  • S.A /
  • 23 May 2024 - 12:11
David Cameron paprimas detyrohet ta  ndërpret vizitën, largohet me urgjencë nga Tirana pasi e thirrën në Londër

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron e ka ndërprerë vizitën e tij në Shqipëri para kohe për të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sekretari i Jashtëm, i cili ishte në Tiranë për të diskutuar politikën e imigracionit, u thirr urgjentisht në Britani që të mund të merrte pjesë në takimin e Downing Street rreth orës 16:00, raportojnë mediat britanike. 

Rishi Sunak refuzoi të përjashtonte thirrjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, nga thashethemet që u përhapën me shpejtësi në Westminster se Kryeministri mund të thërriste një votim në vetëm disa orë.

I pyetur nëse ai do të thërrasë zgjedhje të parakohshme nga lideri i SNP Westminster, Stephen Flynn në PMQs, Sunak tha: “Siç ia kam thënë vazhdimisht atij,  do të ketë zgjedhje të përgjithshme në gjysmën e dytë të këtij viti.

Gjysma e dytë e këtij viti teknikisht fillon pas rreth një muaji, ndërsa zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen brenda gjashtë javësh.

(Kosova Sot Online )